Rritet numri i përfituesve të pensioneve për veteranë e UÇK-së, prin Deçani

25 prill 2023 | 16:07

Në tremujorin e parë të këtij vit është rritur numri i përfituesve nga skemat e pensioneve për veteranët e luftës.

Në muajin mars të këtij viti përfituan pensione 36 mijë e 826 veteranë të UÇK-së ose 59 më shumë se në janar të këtij viti.

Lajmi është bërë me dije në bazë të statistikave të fundit të të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Statistikat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë se në janar kishin përfituar 36 mijë e 767 veteranë, dhe në shkurt 36 mijë e 821.

Sipas skemës së pensioneve për veteranët e luftës nëpër komuna të Kosovës, numri më i madh është nga Deçani me 4 051, pastaj Peja me 3 675, Gjakova me 3 360, Prishtina me 2 731, Skenderaj me 2 616, Prizreni me 2 074 dhe Podujeva me 1 984.

Po ashtu është bërë me dije se nga buxheti i shtetit, çdo muaj paguhen rreth 6 milionë 260 mijë euro për këtë kategori të skemës pensionale, shkruan “Kosovapress”.

Ndërkohë, krahasuar me dy vitet e kaluara, ka një rënie të numrit të përfituesve nga kjo kategori, ku kishte arrit numri mbi 38 mijë.

Sipas raportit të fundit të ASK-së, sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 mijë e 948 familje me gjithsej 86 945 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 mijë e 88 familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një ftesë për…