Messi darkon me futbollistët e Barçës, ky është reagimi i Xavit

25 prill 2023 | 16:44

Kalimi i Leo Messit te Barcelona nuk është më vetëm një lajm merkatoje, duke qenë se në Spanjë e shohin si shumë të afërt ditën kur argjentinasi të ribashkohet edhe njëherë me “blaugranat”.

Ditën e djeshme, Messi ka qenë në Barcelonë aty ku ka darkuar me Alban dhe Busquets. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Vallecanon, tekniku Xavi u pyet, megjithatë ai nuk preferoi të jepte informacione.

“Messi? Duhet të pyesni presidentin e La Ligas jo mua. Unë do të jap informacion që do të jetë i gabuar për ju, kështu që ju më mirë pyesni Tebasin. Ka një rregullore që duhet zbatuar. Darka? Kur shkova unë, ata po hanin ëmbëlsira kështu që nuk dëgjova gjë. As futbollistët e mi nuk më thanë gjë sepse nesër kemi një ndeshje të vështirë”, u shpreh Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Tuvalus Simon Kofe dhe ambasadori i…