Girona shkëlqen ndaj Realit

25 prill 2023 | 22:06

Girona ka shënuar fitore të madhe ndaj Real Madridit, në kuadër të javës së 31-të në La Liga. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Montilivi” përfundoi me rezultatin 4:2.

Taty Castellanos shkëlqeu në këtë ndeshje, duke i shënuar të katër golat e fitores për skuadrën e tij. Sulmuesi argjentinas shënoi në minutat 12, 24, 46 dhe 62.

Ndërkaq, golat për “Los Blancos” u shënuan nga Vinicius (34’) dhe Lucas Vazques (85’). Girona pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe renditet e nënta në tabelë.

Real Madridi mbetet i dyti me 65 pikë, 11 më pak se Barcelona. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti po e rrezikon tani edhe pozitën e dytë në tabelë, pasi ka vetëm pesë pikë më shumë se Atletico Madridi, që ka një ndeshje më pak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megi Pojani ka folur sot publikisht lidhur me videon që…