Totti: Unë besoj te Mourinho

26 prill 2023 | 10:40

“Me Jose Mourinho në krye, skuadra e Romës mund të shkojë shumë larg në Ligën e Evropës apo në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër. Ne si tifozë të këtij ekipi, jemi krenarë për këtë ekip dhe trajnerin”, u shpreh legjenda e Romës, Francesco Totti në një intervistë për DAZN.

Pavarësisht humbjes 3-1 që Roma pësoi nga Atalanta në Serie A, ish-kapiteni i Romës mendon se ky ekip ka të ardhme me Jose Mourinho në krye. “Këtë sezon po shohim një Roma që ka dy pamje të ndryshme, një në kampionat e një në Evropë. Në Ligën e Evropës, ekipi i Romës luan shumë më mirë”, ka deklaruar Totti.

“Janë 4-5 skuadra që synojnë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër ndaj arritja e këtij objektivi është e vështirë. Gjithsesi, ky ekip dhe ky trajner kanë një filozofi fitues, ndaj duhet t’i mbështesni dhe të mos mendojmë të largojmë trajnerin. Unë besoj te Mourinho”, u shpreh Totti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhëniet e trazuara të Hungarisë me Ukrainën fqinje janë përkeqësuar…