Mbi 200 mijë familje përfituese dhe mbi 88 milionë euro të kursyera në import të energjisë

26 prill 2023 | 10:41

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog kanë mbajtur sot një konferencë për media lidhur me përmbylljen e suksesshme të masës për kursimin e energjisë.

Ministri Murati u shpreh se mjetet për zbatimin e kësaj mase për periudhën shtator – nëntor janë alokuar nga buxheti i shtetit, ndërsa pas diskutimeve me Bashkimin Evropian, periudha dhjetor – mars, në vlerë prej 15 milionë euro, është mbuluar nga Pakoja mbështetëse e BE-së.

Tutje, ministri tha se zbatimi i masës për kursimin e energjisë i ka kursyer buxhetit të shtetit mbi 88 milionë euro, nëse krahasojmë shpenzimin e energjisë për periudhën mbështetëse me shpenzimin e energjisë në periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Në anën tjetër, shefi i Zyres së BE-së, Szunyog tha se suksesi i jashtëzakonshëm i kësaj mase të Qeverisë ka shtyer BE-në që në kuadër të pakos mbështetëse të energjisë, të subvencionoj një pjesë të zbatimit të kësaj mase.

Ambasadori Szunyog gjithashtu shprehu përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës drejt dekarbonizimit dhe energjisë efiçiente.

Në kuadër të masës për kursimin e energjisë elektrike janë mbështetur rreth 200 mijë familje në muaj, ndërsa përmbyllja e zbatimit të saj përkon me përmbylljen e sezonit dimëror.

Qeveria e Republikës së Kosovës së shpejti do të njoftoj publikun lidhur me masat e reja që synojnë subvencionimin e energjisë elektrike për familjet.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me Programin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që synojnë ngritjen e mirëqenies qytetare në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me Jose Mourinho në krye, skuadra e Romës mund të…