Ancelotti: Humbje e rëndë

26 prill 2023 | 11:04

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka konsideruar të rënd humbjen nga Girona (4-2) në La Liga. Trajneri italian ka vlerësuar se përcaktues në këtë ndeshje ishte mosfunksionimi si duhet në repartin e mbrojtjes.

“Është e rëndë të humbasësh kështu. Në nivel difensiv ishte një sfidë e shëmtuar, kjo ishte përcaktuese. Ekipi nuk u fut fare në lojë, ishin shumë poshtë në të gjithë senset. Reagimi i tifozëve? Është normale të jenë të mërzitur, por mos harrojmë, jemi në finalen e Kupës së Mbretit dhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka shtyrë edhe një herë hyrjen në…