Kurti: Këtë javë dhe të kaluarën çdo qytetar është ndier më evropianë dhe më afër Evropës

26 prill 2023 | 11:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën hyrëse në mbledhjen e qeverisë, ka folur për pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët javën e kaluar, por edhe këtë javë janë ndjerë më evropianë dhe më afër Evropës.

“Të dashur qytetarë, javën që lëmë pas edhe këtë javë, çdo qytetar i Kosovë është ndjerë më evropianë dhe më afër Evropës. Liberalizimi i vizave kishte ngecur për katër vjet në agjendën e Këshillit të BE-së por me shumë punë e angazhim dhe veçanërisht me vende hezitues…”,  ka thënë ai.

Në këtë kontekst, Kurti ka falënderuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, kryediplomaten Donika Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Natyrisht që rezultatet gjithnjë e më të mira, sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtat e njeriut kanë ndikuar në këto vendim. Këto vendime konfrimojnë se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se nga…