Unitedi ofron 90 milionë euro për Kane

26 prill 2023 | 12:00

Manchester United është i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për ta transferuar Harry Kanen.

Sipas mediumit britanik “The Sun”, gjiganti nga “Old Trafford” është i gatshëm t’i paguajë 90 milionë euro vetëm për ta bindur Tottenhamin. Gjithnjë sipas këtij mediumi, përfaqësuesi anglez do ta merrte një rrogë të majme në “Teatrin e Ëndrrave”.

Më saktësisht, Kane do të paguhej 300 mijë funte në javë, respektivisht afro 17,5 milionë euro në vit. Kane e ka shprehur qe një kohë dëshirën për t’u larguar nga Tottenhami pasi është në kërkim të një klubi me të cilin do të mundë të fitonte trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në komunën e Podujevës,…