Vjosa Dobruna emërohet ambasadore në Hagë

06 gusht 2018 | 15:32

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Vjosa Dobruna është emëruar ambasadore në Hagë në mandatin prej katër vjetëve.

“Përfaqësimi politik dhe diplomatik i Kosovës në vendet perëndimore është tejet i rëndësishëm.

Puna e Vjosa Dobrunës për 4 vite si ambasadore në Hagë është kontribut i çmueshëm për diplomacinë kosovare.

Në takimin e sotëm, që e zhvillova me zonjën Dobruna, e falënderova atë për angazhimin profesional deri tani, duke i shprehur nevojën dhe interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që roli dhe përvoja e saj, të vazhdojnë të shërbejnë për interesat institucionale të vendit”, ka shkruar Ramush Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonardo DiCaprio 43 vjeç dhe Camila Morrone 21-vjeçare po relaksohen…