Takimi i 2 majit, Kurti: Pres me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve

27 prill 2023 | 10:56

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast, Kurti ka thënë ka thënë se pret që në takimin e 2 majit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve.

“Ne në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit kemi thënë se është urgjente çështja e të pagjeturve. Pres me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve më 2 maj”.

“Gjykimi në mungesë mundësohet tash e 4 vjet, prandaj i bëjë thirrje Prokurorisë Speciale që ato mijëra dëshmi që i kemi për krimet në Kosovë të shndërrohen e aktakuza për përgjegjësit, sikurse në Kroaci edhe në Kosovë mund të gjykohen në mungesë. Është e paarsyeshme çfarëdo vonese, se dëshmitarët po vendin e po plaken”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar në Gjilan është gjetur  të mërkurën pa shenja…