Konjufca: Ta ngrisim zëri për drejtësi për personat e zhdukur, jo vetëm t’i kujtojmë

27 prill 2023 | 11:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se mbetet përgjegjësi e institucioneve që ta ngrsin zërin dhe të kërkojnë drejtësi për personat e zhdukur e jo vetëm të kujtohen.

Ai pas homazheve bashkë edhe me kryeministrin Albin Kurti te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, ka thënë se Serbia është duke vazhduar t’i mbajë të fshehura të gjitha krimet e kryera në Kosovë.

Në këtë kontekst, Konjufca ka thënë se Serbia duhet të jap përgjegjësi dhe llogari në mënyrë që të zbardhet fati i mbi 1 600 personave të zhdukur, raporton “EO”.

“Sot po i përkujtojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë nga Serbia. Njëri prej krimeve, gjenocidit të Serbisë ishte rrëmbimi dhe zhduka me dhunë e shumë personave. Edhe sot e kësaj dite mbi 1 600 mbeten të pagjetur, jo pse nuk e dimë ku janë e dimë edhe përgjegjësi, por është shteti i Serbisë që po e mban të fshehtë këtë gjë”.

“Neve na mbetet jo vetëm ti kujtojmë por edhe ta ngrisim zëri që fati  i tyre të zbardhjet e Serbia të jap llogari e përgjegjësi. Lavdi të gjithë martirëve dhe të zhdukurve me dhunë, Lavdi dëshmorëve që e dhanë jetën për liri”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” Në Top…