Kishim parë vetëm ‘thumbimet’ e Shakiras por a jeni kuriozë të zbuloni se si e thërret partnerja e re e Pique këngëtaren?
Jeta e Shakira-s ka qenë plot ulje-ngritje kohët e fundit. Ylli i muzikës pop ka nisur një jetë të re në Miami me fëmijët e saj pas ndarjes nga Gerard Pique. Sipas disa raportimeve të mediave, shpërngulja e papritur e këngëtares mund të ketë ndodhur për faktin se ajo u dëbua nga shtëpia ku jetonte në Barcelonë, pasi më 13 mars mori një letër ku i kërkohej të largohej nga shtëpia para 30 prillit.
Ndërkaq, thuhet se partnerja e Pique-s, Clara Chia i referohet këngëtares kolumbiane në rrethin e saj shoqëror në mënyrë shumë ofenduese. Pasi u bë e ditur se Shakira i kishte vënë nofkën “miza e vdekur”, partnerja e re e Pique dhe miqtë e saj filluan t’i referoheshin yllit të muzikës pop në një mënyrë shumë të shëmtuar.
Ajo dhe shoqet e saj e quajnë këngëtaren, shtrigë dhe menopauzë. Thuhet gjithashtu se 23-vjeçarja nuk po kalon një kohë të mirë me gjithë vëmendjen mediatike që ka marrë nga lidhja e saj me Pique-n. Rikujtojmë, se kënga e Shakira-s “BZRP Music Sessions #53” theu rekorde shikueshmërie dhe do të studiohet në Universitetin e Castilla-La Mancha (UCLM).