Armando Broja në radarin e Sporting CP

27 prill 2023 | 11:17

Sporting de Portugal kërkon shërbimet e Armando Broja.

Skuadra portugeze është fokusuar te sulmuesi shqiptar i Chelsea, Armando Broja.

21-vjeçari, vështirë se ka pasur një rol të madh te “Blutë” këtë sezon.

Sipas “A Bola”, klubi portugez ka kontaktuar tashmë me rrethin e lojtarit.

Sulmuesi ka marrë pjesë në 12 ndeshje këtë vit në Premier Ligë duke shënuar një gol.

Broja ka pasur një fushatë të mirë në Southampton vitin e kaluar, por nuk ka mundur të gjejë rregullsinë në Londër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arnold Schwazenegger jo vetëm që ka aktruar me Bruce Willis…