Pas derbit City – Arsenal, flasin Guardiola dhe Arteta

27 prill 2023 | 12:51

Manchester City dhuroi spektakël në “Etihad”, thyen Arsenalin me “poker” golash duke e dërguar diferencën në minus dy pikë nga vendi i parë, por me dy ndeshje më pak.

Ekipi i Pep Guardiolas ishte thjesht perfekt përballë rivalëve për titullin, një leksion i pastër futbolli duke konfirmuar supermacinë e tyre në Premier Ligë. Dyshja De Bruyne-Haaland ishin në një mbrëmje fantastike, por këtë herë ndryshuan rolet. Në minutën e 7-të, ishte ylli belg, De Bruyne mori një top nga Haaland, dribloi këdo i doli përpara duke kaluar “qytetarët” në avantazh.

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, John Stons me kokë dyfishoi shifrat. Fillimisht anësori ndali festën për pozicion jashtë loje, por VAR la në fuqi golin e qendërmbrojtësit anglez. City ishte i papërmbajtshëm, me fillimin e pjesës së dytë, De Bruyne me një goditje me shumë klas shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Cityn. Arsenali u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Holding erdhi vonë, në minutën e 86-të.

Nuk mund të mungonte në këtë banket as Haaland me “bomberin” norvegjez që në limitet e sfidës sigloi shifrat përfundimtare në 4-1. Pep Guardiola shijon këtë sukses, i vetëdijshëm për peshën e kësaj fitoreje: “Gjëja më e rëndësishme e kësaj fitoreje është se tani e kemi vetë fatin në duar. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, jo deçizive, por e rëndësishme”.

Ndërsa këtë humbje e pranon trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta: “City ishte më mirë se sa ne gjatë gjithë ndeshjes. Nuk e kishim asnjë herë shansin ta fitonim këtë sfidë, duhet ta pranojmë. Mungojnë ende edhe 5 ndeshje. Jam prej vitesh në Angli dhe e di shumë mirë se gjithçka mund të ndodhë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në faqen zyrtare të Eurovizionit është publikuar një video ku…