Miami eliminon pretendentët e Milwaukee

27 prill 2023 | 12:59

NBA ka dhuruar surpriza në takimet e radhës, siç është eliminimi i Milwaukee Bucks, skuadra që e mbylli sezonin e rregullt me rekordin më të mirë. Bucks u mundën me rezultat 128-126 nga Miami në kohën shtesë, në një ndeshje ku vendasit nuk shfrytëzuan një avantazh prej 16 pikësh që kishin në periodën e tretë.

Miami përmbysi shifrat në periodën e katërt falë Butlerit (42 pikë), ndërsa Adebayo realizoi një “triple double” (20 pikë, 10 rebound, 10 asistime). Për Milwaukee, Antetokounmpo realizoi 38 pikë e 20 rebound ndërsa Middleton 33 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar, duke u eliminuar që në çerekfinale.

Përballë Miamit në gjysmëfinale do të jetë New York, që fitoi me rezultat 106-95 ndaj Clevelandit, duke fituar 4-1 serinë. Brunson me 23 pikë e Barrett me 21 bënë diferencën në fushë për njujorkezët, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Mitchell për Cavaliersat. Në Perëndim, Memphisi rihap garën ndaj Lakersave, duke fituar me shifrat 116-99, por këta të fundit udhëheqin 3-2 serinë e ndeshjeve çerekfinale. Davis realizoi 31 pikë e 19 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për Memphisin dyshja Bane-Morant realizoi 64 pikë.

Në avantazh 3-2 me ndeshje shkon ekipi kampion i Golden State, që mundi me shifrat 123-116 Sacramenton. Curry me 31 pikë ishte lider në fushë për Warriors, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Fox për vendasit.

“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Lindjes

Philadelphia – Brooklyn                      (4-0)
Boston – Atlanta                                    (3-2)
Cleveland – New York           95-106  (1-4)
Milwaukee – Miami              126-128  (1-4)

“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Perëndimit

Sacramento – Golden State              116-123 (2-3)
Memphis – Lakers                             116-99   (2-3)
Phoenix – Clippers                                            (4-1)
Denver – Minnesota                                          (4-1)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City dhuroi spektakël në “Etihad”, thyen Arsenalin me “poker”…