Hoti kritikon ashpër Kurtin për menaxhimin e parasë publike

27 prill 2023 | 13:26

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij për mënyrën e menaxhimit të parasë publike.

Hoti ka thënë se paraja publike është duke u menaxhuar nga qeveria Kurti në në kohën e socializmit.

“Menaxhimi i parasë publike nga Qeveria Kurti është sikur në kohën e socializmit. Në atë sistem, ‘qeveria ta thyente këmbën, e mandej ta jepte një shkop për tu mbajtur;. Kjo e përshkruan në mënyrën më të saktë punën e kësaj qeverie”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Duke dhënë edhe disa arsyeje për mënyrën se si është duke u menaxhuar paraja publike nga pushteti.

“1. Për bizneset: I bllokoi projektet kapitale, si rezultat ekonomisë i mungojnë 500 mil euro, e mandej i ndihmoi bizneset me ligjin për indeksim të kontratave për investime kapitale. Rriti faturat e energjisë për bizneseve, e mandej i subvencionoi bizneset për energji. 2. Për qytetarët: E shtrenjtoi dy herë energjinë, e në anën tjetër i subvencionoi për shpenzimet e energjisë. E dyfishoi tatimin në pronë, e mandej ua fali 100 euro.  Kjo qasje e shpenzimeve publike është socialiste, sepse njerëzit po varfërohen dhe po bëhen të varur nga shteti. Socializëm është kur 41 për qind e buxhetit shpenzohet në subvencione dhe transfere, e vetëm 15 për qind në investime”, ka shkruar Hoti.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imazhet e përditësuara të Mariupolit nga Google Earth tregojnë shkallën…