Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit

27 prill 2023 | 15:46

Ngjarja më e madhe e turizmit dhe sportit në vend, ka filluar të enjten në Sallën 1 Tetori dhe do të vazhdojë deri të premten. Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit është event promocional dhe komercial për këta dy sektorë.

Në këtë edicion po i kushtohet vëmendje e veçantë ngritjes së vetëdijes dhe promovimit të sportit, shëndetit dhe fitnesit, duke ditur benefitet e tij drejt një jetë me shëndet të mirë fizik e psikologjik.

Folës në ceremoninë hapëse ishin zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari. Teksa pjesë e panairit janë 10 komuna nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, 30 subjekte dhe biznese, KOK-u dhe nëntë federata sportive. Pas hapjes së panairit u mbajt edhe një panel diskutimi, ku u fol për ligjin e sponsorizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pele, pseudonimi i legjendës së ndjerë të futbollit, zyrtarisht është…