Shala: Deri para ardhjes së qeverisë Kurti në veri ka pasur respektim të mekanizmave shtetërorë

28 prill 2023 | 10:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në “Edicionin Special” në “Klan Kosova”, ka folur edhe për zgjedhjet e mbajtura më 23 prill në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Shala ka thënë se deri para ardhjes së qeverisë Kurti atje ka pasur respektim të mekanizmave shtetërorë.

“Sot kemi një situatë tjetër dhe për këtë situatë e cila po rrjedh në veri ka vetëm një adresë është paaftësi e qeverisë Kurti, dhe e kryeministrit me politikën e tij që ka ndjekur në raport me krizën në veri”, ka thënë Shala.

Më 23 prill, në katër komunat veriore kanë fituar kandidatët shqiptarë.

Dy nga komuna janë fituar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe dy nga Lëvizja Vetëvendosje

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisten e Kombëtares U16 të Kosovës, Riga Kallabën, nuk e…