Laporta: Do të kemi stadiumin më të mirë në botë

28 prill 2023 | 11:36

Joan Laporta, president i Barcelonës, siguroi se modeli i qeverisjes së klubit nuk është në rrezik, pavarësisht kredisë që institucioni ka marrë për planin e “Espai Barça”.

“Kemi mbyllur operacionin financues për projektin më të rëndësishëm institucional në historinë e klubit, duke garantuar që fillimi i punimeve të jetë realitet këtë verë.

Ne po përmbushim një ëndërr kolektive, që do të bëhet stadiumi më i mirë në botë. Një projekt që është shtyrë për shumë vite”.

Presidenti i Barcelonës i bëri këto deklarata gjatë një konference për shtypin, që shërbeu për të paraqitur para medieve marrëveshjen e fundit të financimit të arritur nga klubi “Blaugrana” me pothuajse njëzet investitorë të udhëhequr nga Goldman Sachs dhe JP Morgan për një vlerë prej 1 miliard e 450 milionë euro për të financuar projektin “Espai Barça”.

Presidenti ka deklaruar: “Camp Nou i ri do të jetë një trashëgimi për nipërit tanë, nuk ka qenë e lehtë të arrish këtu pavarësisht vështirësive. Çelësi është të besojmë në veten tonë dhe ta duam Barçën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo iu bashkua klubit saudit Al Nassr gjatë janarit,…