“Marre me rrejt”, protestojnë punëtorët e KEK-ut – kërkojnë rritje të pagave

28 prill 2023 | 11:44

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar me kërkesë rritjen e pagave.

“Hajnat jashtë, hajnat jashtë”, ishin disa nga thirrjet e punëtorëve të KEK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhar Llumnica, ka thënë se janë mashtuar nga manexhmenti për rritje pagash.

Pavarësisht kësaj, Llumnica ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, duke paralajmëruar edhe grevë nëse nuk marrin përgjigje.

“Ne shprehin pakënaqësi dhe prodhojmë energji elektrike. E di që ndoshta nuk jeni të kënaqur me neve, por disa individë e sidomos bordi i KEK na ka gënjyer që në fund të prillit të bëhet diçka. Në fund na thanë se në fund të majit do të kemi një shpërblim, por jo. Ne po kërkojmë rritje pagash dhe jo shpërblim”, ka thënë Llumnica, duke shtuar se është marre me gënjyer.

“Marre me rrejt. Punëtorët e KEK nuk janë të veshur me ngjyra partiake, por me uniformën e KEK-ut. Deri në ora 16:00 nuk shikojmë parti politike, prandaj kërkojmë nga qeveria që t’i rris pagat  dhe shujtat ushqimore. Ne me juve do të jemi të vendosur dhe nuk do të lëshojmë pe, dhe nuk do t’i plotësojmë dëshirat, ne po dyshojmë se disa individë po na imponojnë grevën, e sot po i paralajmërojmë se nuk do të lëshojmë pe”, ka thënë Llumnica.

Ndërsa Ali Gashi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i ka quajtur heronj punëtorët e KEK-ut. Ai ka thënë se falë tyre, Kosova po ndriçohet, raporton “EO”.

“Është për të ardhur keq që për neglizhencë të qeverisë, t’i qesin në rrugë punëtorët që na bëjnë dritë. Ju vërtetë jeni heronj dhe dhatë gjithçka që sot Kosova është e zhvilluar, që sot ekonomia është e zhvilluar. Ndoshta dikujt i ka interesuar që të dështojë KEK-u”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joan Laporta, president i Barcelonës, siguroi se modeli i qeverisjes…