Ndahen 17 milionë euro për 450 organizata ballkanike, përfitojnë edhe ato nga Kosova

28 prill 2023 | 14:14

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të granteve me organizatat përfituese të raundit të parë për aplikime për grante për iniciativa lokale, grante për media dhe grante kreative, në kuadër të projektit rajonal SMART Balkans.

Përmes skemës së granteve, projekteve rajonale, konferencave dhe vizitave studimore, projekti synon të kontribuojë në rritjen e ndikimit të shoqërisë civile në fushat e sigurisë, stabilitetit dhe qeverisjes së mirë, dhe të nxisë bashkëpunimin rajonal.

SMART Balkans, përgjatë një periudhe 4 vjeçare (2022-2025) do të mbështesë me grante 450 organizata të shoqërisë civile, media dhe grupe joformale në rajonin e Ballkanit Perëndimor me një vlerë totale mbi 17 milionë euro.

Gjergji Vurmo nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim është shpreh i kënaqur me numrin e organizatave që kanë aplikuar, duke shtuar se ka qenë një periudhë gjashtëmujore intensive e përzgjedhjes së përfituesve.

Nga Kosova, Vurmon ka sqaruar se kanë përfituar pesë organizata që do të implementojë projektin për tri vjetët e ardhshme.

Ai ka falënderuar Ambasadën e Norvegjisë për kontributin e vazhdueshëm si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri

Ndërsa ambasadori i Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Jens Erik Grondahl, ka thënë se qeveria norvegjeze do të vazhdojë bashkëpunimin me organizata e shoqërisë civile.

Ai ka thënë se në Kosovë në bazë të raportimeve mediet janë në presion, duke shtuar se këto të fundit e kanë mbështetjen e tij në mënyrë që të luajnë rolin për informim e të funksionojnë të lira

Në ndarjen e granteve për media përfituese janë organizata “Kosova Glocal” “Goradzevac Media Gropu”.  Në grantet e nismave lokale kanë përfituar organizata “Community Building Mitrovica”, “Green Art Center Prishtina”, “Proaktiv”, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, “Advocacy Center for Democratic Culture”, “The Balkan Forum” si dhe “Udruzennje mladih-Mlada aktivna Graçanica”.

Sa i përket granteve kreative organizatat përfituese janë “Mural Fest Kosova” dhe “Anibar”. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka organizuar sot tryezën…