Jep dorëheqje presidenti i Al Nassrit, kjo është arsyeja

28 prill 2023 | 14:23

Musalli Al-Muammar, kryetar i bordit të drejtorëve të klubit Al-Nassr, ka dhënë dorëheqje nga presidenca e klubit. Ai ka dorëzuar letrën e dorëheqjes në Ministrinë e Sporteve, shkruan “Saudi Gazette”.

Dorëheqja e shefit të klubit të Riadit u është atribuuar presioneve të mëdha të tifozëve pasi ka pësuar dy humbje radhazi nga klubi brenda një jave.

Al-Nassr i Cristiano Ronaldos kanë humbur 0:2 ndaj Al-Hilal të Riadit në ndeshjen e Pro Ligës Saudite të zhvilluar të martën, më 18 prill. Kjo i ka mundësuar Al-Ittihad, kryesuesit në ligë, të rris avantazhin e tij në gjashtë pikë.

Al-Nassr gjithashtu është eliminuar nga Kupa e Mbretit të Kampionëve pasi ka humbur ndeshjen gjysmëfinale 1-0 nga Al-Wehda të hënën.

Pritet që brenda dy ditëve të ardhshme të pranohet dorëheqja e Al-Muamar dhe të shpërndahet bordi aktual i drejtorëve.

Sekretari i përgjithshëm i klubit do të caktohet për të drejtuar punët e klubit për periudhën e ardhshme para se të caktohet një datë për mbajtjen e asamblesë së përgjithshme dhe të hapë derën për kandidaturën për presidentin e Al-Nassr para përfundimit të sezonit aktual.

Vlen të përmendet se Al-Muammar, i cili ka drejtuar më herët Ligën Pro Saudite, ka marrë drejtimin e presidencës së klubit më 1 prill 2021, duke pasuar Safwan Al-Suwaiket.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka krahasuar trajtimin që…