Ndalohet qarkullimi i automjeteve në ‘Gërmi’ më 1 maj

28 prill 2023 | 15:36

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 1 maj do të jetë i ndaluar qarkullimi i automjeteve në “Gërmi”.

Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve- villat “Gërmia” “Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri” – “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica”, si dhe kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të “Sofalisë”, në drejtim të pishinës dhe parkut ‘Gërmia’”.

Drejtoria e Inspekcionit ka bërë me dije do të kujdeset që ky urdhër të zbatohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së bashkëpunim me…