Kurti takon Lajçakun: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht, pa parakushte dhe pa vonesa

28 prill 2023 | 16:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të premten me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet më 2 maj në Bruksel.

Kurti ka thënë se marrëveshja themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt, pa parakushte dhe pa vonesa.“Diskutuam takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak në Forumin e Delphit. Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë me…