Dëshpërohen policët, as këtë muaj s’ka shtesa për ta

28 prill 2023 | 17:27

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme sot kanë njoftuar se të gjithë zyrtarëve publikë të Republikës së Kosovës do t’u disbursohen pagat e dyta sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

Megjithatë këto dy ministri sot nuk kanë njoftuar, ashtu sikurse në muajin e kaluar, se shtesat nuk do t’u dalin këtë muaj dhe se ato do të dalin në mënyrë retroaktive me pagën e muajit prill, për muajin shkurt dhe mars. MPB-ja sot, si duket, ka harruar ta njoftojë sektorin e sigurisë për pagesat e shtesave, të cilat nuk kanë dalë as në këtë muaj.

“Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i trajtimit të të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj njoftojmë të gjithë zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill”, ishte thënë, ndër të tjera, në komunikatën e muaji të kaluar të ministrive përkatëse.

Por, sipas informatave që i ka siguruar “Epoka e re” sot, brenda Policisë së Kosovës ka dëshpërim të madh, pasi që, sipas tyre, uniformat dhe sakrificat e policëve në shërbim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë janë duke u nëpërkëmbur nga kjo qeveri. Madje, po sipas burimeve të “Epokës së re” brenda Policisë së Kosovës, pritet të merren masa radikale nëse vazhdohet edhe më tutje kështu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…