![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/0D7673E9-642C-4E40-A772-A91537D3F470.webp)
Bulliqi udhëton për vizitë zyrtare në SHBA
29 prill 2023
| 15:52
Sot kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bulliqit, më herët kur kishte planifikuar të udhëtonte për në SHBA, i ishte shtyrë vizita.
“Jemi rrugës për në SHBA për të zhvilluar takime me përfaqësuesit institucional të IOWA-s dhe takime të tjera që janë planifikuar nga MAPL”, ka shkruar Bulliqi, derisa ka ndarë një fotografi nga aeroplani në profilin e tij në “Facebook”.