Luizi: Kam dashur të bëj vetëvrasje, s’lashë njeri pa i kërku ndihmë, vetëm Benet Beci më ka ndihmuar

29 prill 2023 | 23:53

Gjatë natës të së shtunës, Luizi tregoi se kishte menduar të bënte vetëvrasje, por në atë kohë e ndihmoi një person në Shkodër që punonte te KEESH. Bëhet fjalë për Benet Becin dhe se ai e ndihmoi me një vend pune.

Luizi foli edhe për momentin kur mori vesh lajmin e hidhur se babai i tij u nda nga jeta. Luizi tha se kur hyri në Big Brother la punën dhe se ka disa borxhe për të larë.

Kujtojmë që Luiz Ejli është shodran dhe aty brenda në Big Brother ka marrë një mbështetje nga kreu demokrat Sali Berisha. E tani në garë për kryetar të Shkodrës janë Benet Beci kandidat i Partisë Socialiste i cili e kishte punësuar Luizin në kohën më të vështirë të tij dhe Bardh Spahija nga radhët e Partisë Demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë ditë të 126-të Luizi u surprizua nga nëna…