Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

30 prill 2023 | 13:28

Në Kosovë java e parë e majit do të jetë me mot të ndryshueshëm, vranësira, diell dhe shi kohëpaskohe. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë nga vlerat mesatare, ka parashikuar “Prishtina Weather”.

Datat:

1.05 – Vranësira e intervale me diell.  Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

2.05 – Kryesisht me vranësira e kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu.

3.05 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu.  Më vonë pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullimë.

4.05 – Kryesisht me vranësira e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu.

5.05 – Vranësira e intervale me diell.  Mundësi për riga lokale shiu.

Era do të fryjë nga juglindja, të martën edhe mesatarisht e fuqishme 7-16m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesish përreth vlerave normale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës po…