Rita Ora mbështet Erion Veliajn për kryetar të Tiranës: Kemi nevojë për energjinë tënde

30 prill 2023 | 14:05

Këngëtarja e famshme me origjinë kosovare, Rita Ora, ka përshëndetur kryetarin e bashkisë së Tiranës me një video-mesazh derisa po zhvillohet fushata për zgjedhjet lokale të atjeshme.

Ora i ka uruar më të mirat në sfidat e radhës, dhe i ka thënë Veliajt se do ta mbështes deri në fund.

“Përshëndetje Erion! Rita Ora jam. Dua të të uroj më të mirën në sfidën tënde të radhës. E dimë që ti i pëlqen sfidat dhe ne e duam këtë, kemi nevojë për energjinë tënde. Unë të mbështes deri në fund dhe paç fat në të ardhmen”, ka thënë Rita Ora përmes një video në “Instagram”.

Ndërsa Veliaj i ka kthyer përgjigje Orës me një postim, duke i thënë se e çmon shumë mbështetjen e saj.

“Hej, Rita Ora, e çmoj shumë mbështetjen tënde. Me shumë dashuri nga Tirana”, i përgjigjet Veliaj, Rita Orës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi e ka krahasuar 15-vjeçarin, Lamine Yamal…