Zemaj ironizon për arrestimin e mjekëve në Gjilan: Gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit

30 prill 2023 | 15:24

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo pas arrestimit të dy mjekëve në Gjilan si të dyshuar për korrupsion.

Zemaj ka thënë se fjalën e fundit për këtë rast do ta ketë “gjykatësi Kurti”.

“Në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe shqetësimet tona për degradimin e plotë të strukturës organizative nga qeveria Kurti dhe ministrat e tij të shëndetësisë me ndërhyrjet dhe vendosjen e militantëve politik në QKUK dhe në spitalet rajonale. Ndërkaq, tani ka vluar edhe korrupsioni e nepotizmi, krejt kjo në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës. Sigurisht e fatkeqësisht, si zakonisht, tani dalin i sulmojnë hetuesit dhe prokurorët duke iu dalë kështu në mbrojtje shkelësve të ligjit. Kryeministri, prokurori dhe gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit. Verdikti dihet; shkelësit e ligjit – të LV-së nuk duhet të hetohen, aq më pak të dënohen”, ka shkruar Zemaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria në Gjilan pritet të kërkojë 30 ditë paraburgim për…