Mbahet kuvendi zgjedhor i nëndegës së PDK-së në Heidelberg, kryetar zgjedhet veprimtari Sadri Lushi

30 prill 2023 | 19:06

Sot u mbajt kuvendi zgjedhor i nëndegës së PDK-s për Heidelberg – Rhein Neckar Kreis. Fuqizimi i PDK-s në Baden-Württemberg po ecën me hapa të sigurt. Interesimi i bashkëatdhetarëve ishte shumë i madh. Në kuvend morën pjesë anëtarë e simpatizantë të PDK-s si dhe mysafirë të shumtë të cilët shprehën admirimin e tyre për punën që po bëhet.

Kryetar u zgjodh Sabri Lushi, dhe gjithashtu u zgjodh edhe kryesia prej 11 anëtarëve. Ishte një atmosferë e këndshme, shoqërore dhe një mikpritje familjare. PDK po shtrinë degët e saja anembanë në Baden-Württemberg.

Urime e suksese nëndegës së sapoformuar dhe mirënjohje të çmueshme për punën dinjitoze, që ka bërë Sabri Lushi me këshillin iniciues për organizimin e këtij kuvendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se gjysma e…