Shokon Kudusi Lame: Ka shqiptarë që kanë shku në Hagë e kanë thënë ‘na i ka dhunu gratë UÇK-ja’

30 prill 2023 | 20:16

Në emisionin Kojshia Show, këtë javë ishin: Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, dhe koloneli Fuad Ramiqi.

Lame në këtë emision ka akuzuar disa shqiptarë, që sipas tij, kanë shkuar në Hagë me tendenca për t’i dënuar ish-krerët e UÇK-së, madje edhe duke dhënë deklarata të rrejshme.

“Është e turpshme të bëhen veprime të tilla nga shqiptarët se UÇK-ja ka mbrojtur edhe serbët, bile ndoshta i ka mbrojtur nga serbët, sepse siç e dini, serbët dinë të bëjnë montime”, tha Lame.
Ai tha se edhe sot bëhen montime të tilla, por kësaj radhe nga shqiptarët.

Sot dihen ata njerëz që po bëjnë montime të tilla, shqiptarë, njihen. Ndoshta ata fshehën, por njihen. Është e turpshme të çosh gruan për të bërë deklarata që më kanë dhunuar lloftarët e UÇK-së.

Këto bëhen sepse dikush iu bënë mashtrime këtyre. Si iu bënë mashtrime, iu thotë ju jeni dëshmitarë të fshehtë. Ju do fotoni një status. Ju do keni një vendbanim sekret, Ju do keni të ardhura, ku e di unë”, tha Lame.

Ndiqeni emisionin nga minuta 20:00 për ta dëgjuar deklaratën e plotë të Kudusi Lames.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka kaluar në finale të “Play-Offit” në Superligën e…