Tre persona vjedhin një milion euro në mes të ditës në Francë

01 maj 2023 | 09:32

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në një nga argjendaritë më luksoze në qendër të Parisit.

Argjendaria është vënë në shënjestër të grabitësve të cilët kanë vjedhur bizhuteri me vlerë mbi 1 milionë euro.

Bëhet fjalë për një dyqan të Bvlgari, në sheshin Vandom, ku pas mesdite, ditën e djeshme hynë tre grabitës, që kishin mbërritur në vendngjarje me motoçikleta. Dy prej tyre ishin të armatosur dhe lënduan gjatë grabitjes edhe punonjësin e sigurimit.

Pamjet në rrjetet sociale tregonin dy motoçikleta të zeza të ndalura para argjendarisë ndërsa një person i veshur me të zeza dhe me kasketë në kokë, bënte roje. Kalimtarët ndërkohë largoheshin të panikosur pasi shihnin grabitësin e armatosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga shkeljet e të drejtave të punëtorëve është edhe…