Protestojnë bizneset e vogla në kryeqytet

01 maj 2023 | 11:30

Pronarë të bizneseve të vogla të kryeqytetit kanë protestuar të hënën para ndërtesë së Komunës.

Ata kanë kërkuar lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike, konkretisht lejimin e përdorimit të frigoriferëve në kioska, raporton Ekonomia Online.

“A ka drejtësi në këtë vend”, “Stop diskriminimit ndaj bizneseve të vogla”, “Neglizhenca e juaj detyrim për migrim ndaj neve”, kanë qenë disa nga pankartat që ata i mbanin në duar.

Përfaqësuesi i Shoqatës së bizneseve të vogla, Sadudin Hasani, tregoi për arsyen e kësaj proteste.

Ai tha se kanë marrë edhe gjoba nga Inspektoriati.

“Qëllimi i protestës është për kushte më të mira në veprimtarinë në të cilën ne e ushtrojmë. Ne më herët kemi pas frigoriferë, na i ka largu komuna, na kanë udhëzuar të bëjmë kërkesë për leje dhe e kemi bërë atë kërkesë dhe nuk janë marrë për bazë ato kërkesa. Që një vit e kemi bërë këtë kërkesë”, tha Hasani, teksa shtoi se janë dëmtuar tej mase.

“Na kanë dëmtuar tej mase, duke e ditë që biznesi kryesor gjatë verës e ka pijen. Nuk kemi pas diçka jashtëligjshme por gjitha produktet vendore”, tha ai, teksa shtoi se protestën do ta vazhdojnë deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Enver Gashi nënkryetar i Shoqatës, tha se janë dëmtuar shumë si shkak i moslejimit të shfrytëzimit të hapësirave. “Unë më shumë kam dal me mbrojtur këtë, mos me lejuar që rinia me dal jashtë. Nëse nuk na mundësojnë me punuar dhe me i mbajt fëmijët këtu, le të vijnë dhe t’i largojnë, rrugën hapur e kanë. 60 për qind na ka dëmtuar si biznese”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronarë të bizneseve të vogla të kryeqytetit kanë protestuar të…