Takimi i nesërm i Brukselit, Daçiqi: Kosova do të vazhdojë t’i shmanget formimit të asociacionit

01 maj 2023 | 14:00

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova ka punuar për 10 vjet t’i shmanget formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se “beson se nesër në Bruksel, gjatë raundit të ri të bisedimeve me Beogradin, do të vazhdojnë me të njëjtën politikë”.

“Prishtina do të përpiqet të minimizojë rëndësinë e Asociacionit. Duke filluar nga emri, statuti, ekipi menaxhues dhe kompetencat që ka komuniteti”, ka thënë  Daçiqi.

Nesër (e martë) në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Në këtë takim do të prezantohet drafti i statusit të Asociacionit të komunave me shumë serbe si dhe pritet të miratohet deklarata për personat e zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është duke kaluar…