Presidenti i La Ligas: Rikthimi i Messit nuk do të jetë i lehtë, Barcelona nuk është si PSG-ja

01 maj 2023 | 15:00

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka folur edhe një herë publikisht për situatën në Barcelonën dhe rikthimin e mundshëm të Lionel Messit në klubin katalanas këtë verë.

Sulmuesi argjentinas, kontrata e të cilit me Paris Sain-Germainin skadon më 30 qershor, është objektivi kryesor i Barçës këtë verë.

Në një intervistë për “RMC Sport”, Tebas ka thënë se rikthimi i mundshëm Messit nuk do të jetë i lehtë.

“Që sot rikthimi i Messit te Barça duket mjaft i vështirë. Çfarë rroge do të kishte Messi? Barça nuk është si PSG-ja që ka para për rroga të mëdha”.

“Duhet të shohim se si evoluon kjo, por duhet të plotësohen disa kushte. Duhet të ulni faturën e pagave që të jeni në gjendje të regjistroni lojtarët. Është si metro, lërini njerëzit të zbresin që të mund të hipin të tjerët. Njerëzit ende duhet të zbresin nga metroja”, ka thënë presidenti i La Ligas.

Pavarësisht se Messi do të mbush 36 vjeç më 24 qershor, ai e ka të qartë se dëshiron të vazhdojë të konkurrojë në nivelet më të larta të futbollit dhe do të presë të për ofertat që do t’i vijnë përpara se të marrë një vendim përfundimtar për lëvizjen e tij të radhës. .

PSG-ja ende po përpiqet të bindë shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” të qëndrojë edhe për një sezon tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar ish-presidentin…