Warriors kundër Lakers, kampionët në fuqi të NBA kalojnë në gjysmëfinale

01 maj 2023 | 16:54

Mësohet ekipi i fundit gjysmëfinalist i NBA dalë nga Konferenca e Perëndimit. Ekipi kampion në fuqi i Golden State avancoi më tej pas fitores bindëse 120-100 ndaj Sacramento Kings, i vetmi duel i çerekfinale që shkoi në sfidën e shtatë, duke fituar 4-3 serinë.

Një ndeshje e dominuar nga kampionët e Warriors, ku diferencën e bëri Stephen Curry, autor i 50 pikëve, më i miri në fushë. Në gjysmëfinale Golden State do të luajë ndaj Los Angeles Lakers.

Ndërkohë, në të dyja Konferencat kanë nisur ndeshjet e para gjysmëfinale. Në Lindje, Miami Heat, i ardhur nga “play-in”, vijon të surprizojë, duke mundur 108-101 New York. Butler me 25 pikë e Vincend me 20 bënë diferencën në fushë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Barrett.

Në Perëndim, Denver Nuggets mundi 125-107 Phoenix Suns, me Jamal Murray protagonist, autor i 34 pikëve, mbështetur edhe nga Jokic me 24 pikë dhe 19 rebound. Për miqtë, dyshja Durant-Booker realizoi 56 pikë, por nuk mjaftuan për të fituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruar se kryeministri Albin…