Abazoviq thirret për raportim për votën e Malit të Zi pro anëtarësimit të Kosovës në Kie

01 maj 2023 | 17:02

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të mërkurën e tre majit do të raportojë para Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë.

Ai do të raportojë lidhur me vendimin që Mali i Zi të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Lidhur me këtë kanë reaguar ashpër një pjesë e partive pro-serbe në pushtet, duke pretenduar se janë shkelur procedurat, për shkak se nuk ka diskutuar në Qeveri, raporton Analitika.

Një hap më tutje ka bërë Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, i cili ka njoftuar se do të kërkojë nga Qeveria raport për arsyet dhe mënyrën e vendimit të Malit të Zi për të mbështetur pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kujtojmë se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës miratoi kërkesën e Kosovës për pranim në atë organizatë ndërkombëtare më 24 prill, për të cilën votoi edhe përfaqësuesi i Malit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person…