Çfarë tha James Rubin kur u pyet për deklaratat e Christopher Hill duke i kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s?

01 maj 2023 | 20:38

Me 24 mars, në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, shkroi në Twitter se kërkon falje për çfarë ka ndodhur, por, ish-kryezëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit në kohën e luftës në Kosovë dhe ndihmës-sekretari i shtetit, James Rubin, në një intervistë për Albanian Post thotë se ai për vete ndjehet krenar me çfarë ka ndodhur në vitin 1999.

I njohur si “dora e djathtë” e Madeleine Albright, Rubin e kujton me krenari kohën kur ndaluan agresionin e Sllobodan Millosheviç-it mbi shqiptarët në Kosovë.

Rubin, i pyetur nga AP, tha se “jam në dijeni se ambasadori Hill me sa duket ka shprehur ndjenja të tilla në Twitter, në mars. Por konteksti është i rëndësishëm”.

Ai, duke folur për SHBA-në në atë kohë, deklaroi se “ne besuam se veprimet e NATO-s përfundimisht shpëtuan jetë të panumërta dhe parandaluan një gjenocid të mundshëm”.

Rubin thotë se “isha krenar që punoja për Sekretaren Albright gjatë kësaj kohe kritike”.

“Udhëheqja e saj ishte e rëndësishme në ndalimin e persekutimit të kosovarëve dhe mposhtjen e agresionit serb. Politika jonë ndaj Serbisë-Kosovës ishte diçka që e di se edhe senatori i atëhershëm (Joe) Biden e mbështeti fuqishëm”.

Rubin, që aktualisht, ka marrë pozitën e udhëheqësit të shtetit amerikan në luftën kundër dezinformatave ruse e kineze, deklaron se “është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se lidershipi i Serbisë në atë kohë zgjodhi të mos e nënshkruajë marrëveshjen – dhe kjo është diçka që ata duhet ta shpjegojnë se pse zgjodhën atë rrugë, sepse nënshkrimi i Marrëveshjes në Ramboulliet do t’u kishte dhënë atyre një rol më të madh në Kosovë sesa që e kanë tani”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së…