Ish-ushtari i UÇK-së, Jon Harrison: Agim Ramadani do të ishte president i mirë i Kosovës

01 maj 2023 | 23:35

Ish-ushtari britanik i UÇK-së, Jon Harrison tha se po të ishte gjallë Agim Ramadani do të ishte president i mirë i Kosovës.

Harrison thotë se UÇK-ja i ka shërbyer mirë Kosovës, teksa thotë se e mbështet Anton Qunin e Rrustem Berishën.

“Do të thoja këtë, sikur të ishte gjallë Agim Ramadani, ai pa asnjë diskutim do të ishte president i vendit. Është e drejta e çdo personi të merret me politikë, ata i kanë shërbyer mirë vendit të tyre, si në uniformë e si civilë.Me gjithë zemër e mbështes Anton Qunin, e dua shumë. Me gjithë zemër e dua edhe Rrustem Berishën. Unë i mbështes, pavarësisht se çfarë. Do të qëndrojë pranë tyre pavarësisht se çfarë në partie qëndrojnë ata. Por, mendoj se tani është koha të lëvizim. Është koha për një brez të ri, për të na çuar përpara”, tha ai në Politiko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad…