Vllasi, Kurtit: Shqyeje Asociacionin

02 maj 2023 | 10:33

Avokati dhe ish-politikani Azem Vllasi, duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka thënë se nuk duhet të pranohet asgjë që del jashtë sistemit kushtetues të Kosovës.

“Asgjë të mos pranohet që del prej atyre gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, gjetje që i nxjerri Gjykata lidhur me atë marrëveshjen e vitit 2015. A quhet Asociacion apo tjetër emër, jashtë sistemit kushtetues të Kosovës asgjë”, ka thënë Vllasi në “Tëvë 1”.

Më tutje, Vllasi ka thënë se çdo version i asociacionit që dorëzohet nga Serbia më 2 maj dhe për këtë kryeministri Kurti duhet ta shqyej atë.

“Kjo tash u paralajmërua kinse Serbia, ani i thonë njëfarë trupi menaxhues qeverisës, e kanë bo në Serbi dhe do ta ofrojnë kinse nesër. Kurti tha do ta lexoj e kam kënaqësinë. Unë mendoj që atë po në atë moment që ta japin, duhet ta merr Kurti dhe ta shqyej copa-copa sepse, kush është Serbia, shteti tjetër të shkruaj statut për një mekanizëm të brendshëm të Kosovës e që në këtë rast quhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”.

“Le ta bëjnë, duhet me bë vet pala kosovare, qeveria”, ka thënë Vllasi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Al Nassr dhe të…