Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja, kërkohet të tërhiqet rektori

02 maj 2023 | 12:12

Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi kanë mbajtur një aksion para rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP) në shenje reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja.

Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Luma”, ka folur për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës, duke e quajtur çmenduri propozimin për heqjen e emirit të tij nga UP-ja.

Madje sipas tij, as populli nuk do ta pranojë një gjë të tillë. “Hasan Prishtina ishte organizator i protestave të vitit 1915, dhe punoi pareshtur për çlirimin e territoreve të Kosovës. Hasan Prishtina jeton në zemrat e kuksianëve, i lavdishëm qoftë kujtimi i tij. Të hiqet emri prej këtij universiteti për mua është një çmenduri, sepse është një prej figurave më të ndritshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Populli nuk do ta pranojë këtë gjë. Kategorikisht nuk duhet t’i hiqet emri Hasan Prishtina Universitetit të Prishtinës”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa nipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, që përfaqëson edhe Fondacionin “Hasan Prishtina”, i ka kërkuar rektorit të UP-së, Qerim Qerimi, që të tërhiqet nga ky propozim dhe të merret me cilësinë në këtë institucion, raporton EO.

Madje, ai ka kërkuar që të largohet nga pozita rektori i ri, duke e quajtur këtë nismë si të pakuptimtë.

“Mos ta prekin Hasan Prishtinën”, është shprehur ai i revoltuar, duke e quajtur ofendimin më të rëndë për heroin, heqjen e emrit të tij nga UP-ja.

“Kemi ardhur sot këtu që të kundërshtojmë rreptë iniciativën e rektorit të UP-së që ta tërheqë emrin e Hasan Prishtinës nga universiteti. Pra sot kemi ardhur t’i themi stop – mos na prek Hasan Prishtinën, UP-ja ka probleme të tjera. Ai duhet të merret me ngritjen e cilësisë së arsimit”.

“Tani them se një nismë e tillë e rektor duhet të përfundoj me largimin e tij. Kjo është e pakuptimit për gjithë shqiptarinë. Le të del dhe të shpjegon, gjithë grupet e partive politikë kanë shprehur që të vijën sot këtu, por në kemi zgjedhur që një grup intelektualësh të vijmë këtu dhe të dërgojmë një mesash. Mos na e prek Hasan Prishtinën. Ofendim më i rënë mund të bëhet që pas 11 vjetësh të tërhiqet ermi i tij”, ka thënë Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatbardh Latifi shpall të pavlefshëm diplomën e shkollës së mesme…