Xavi: City e meriton tripletën

02 maj 2023 | 12:13

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka lavdëruar Manchester Cityn duke e quajtur si skuadrën më të mirë në botë për momentin, poashtu Xavi e ka vlerësuar edhe Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë.

“Natyrisht, kjo do të ishte fer. Sipas mendimit tim, ata janë skuadra më e mirë në botë për momentin. Ata kanë trajnerin më të mirë në botë dhe futbolli kualitativ që ata luajnë pasqyron për ne këtë gjë”, ka thënë Xavi.

City është në rrugë për të fituar tripletën. Ata kanë arritur në finale të FA CUP ku do të luajnë kundër rivalëve të qytetit, United. Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, City do të luajnë kundër kampionit në fuqi Real Madridit dhe kanë një pikë më shumë se Arsenali në Premier Ligë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi…