Mospagesa e tatimit në pronë, Ibrahimi: Qytetarët do të gjobitën me kamata dhe ndëshkime nga Ministria e Financave

02 maj 2023 | 12:16

Të gjithë qytetarët që nuk e kanë bërë pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë, nga 1 maji do të gjobitën me kamata dhe ndëshkime nga Ministria e Financave.

Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahim, duke shtuar se niveli qendror nuk pati vullnet që ta zgjidh problemin e pagesës së këtij tatimi për qytetarët.

“Problemi qëndron se niveli qendror nuk e zgjidhi këtë problem dhe tani ka kaluar afati ligjor për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë, ku qytetarët me automatizëm do të futën në sistemin e Ministrisë së Financave ku do të llogaritet gjoba dhe kamata, që do të filloj me 10 për qind e pastaj me 0.65 për qind në baza mujore. Tani qytetarët nga data 1 maj hyjnë në sistemin e MF-së, ku ata që nuk e kanë paguar këstin e parë fillojnë të gjobitën me kamata dhe ndëshkime”, ka thënë Ibrahimi për “Telegrafin”.

Sipas tij, edhe pse i është premtuar qytetarëve të këtë falje e 100 eurove, kjo nuk ka ndodhur.

Nga tatimi në pronë, buxheti i Kosovës ka të hyra vjetore deri në 40 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka lavdëruar Manchester Cityn…