Kurti kujton masakrën e Studimes

02 maj 2023 | 12:25

Kryeministri Albin Kurti sot ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri ku forcat serbe vranë 116 civilë shqiptarë.

“Në këtë 24 vjetor përkujtojmë martirët e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë. Nё ditёt e para tё muajit maj 1999, forcat serbe dogjën fshatrat e Vushtrrisё dhe dëbuan me dhunë banorët . I urdhëruan tё largohen drejt Shqipёrisё. Më 2 maj të vitit 1999, në fshatin Studime të Vushtrrisë, forcat serbe nxorën nga kolona dhe i pushkatuan 116 civilë shqiptarë. Ekzekutuan fëmijë para syve të prindërve, vranë të rinj e pleq, e edhe gra shtatzëna. Familjes Gërxhaliu ia vranë 36 anëtarë, nga mosha 85 vjeç deri në 5 vjeç”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Kurti ka thënë se e kaluara jonë është vendimtare për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

“Gjaku i derdhur për liri nuk shlyhet kurrë, siç nuk mund të shlyhen krimet e Serbisë në Kosovë. I bëj thirrje sistemit tonë të drejtësisë që të veprojë për ndriçimin e së vërtetës. Dënime për kriminelët e luftës dhe drejtësi për viktimat. Krimet e luftës nuk parashkruhen as vjetërsohen. Vuajtjet e popullit tonë janë të njoma përherë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë martirët dhe dëshmorët e lirisë!”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frosinone ka fituar zyrtarisht promovimin në Serie A pasi mposhti…