Hamilton: Ja ku do të jem vitin tjetër

02 maj 2023 | 12:50

Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, duket se i ka idetë e qartë në lidhje me të ardhmen. Kontrata e tij me skuadrën e Mercedesit skadon në fund të këtij sezoni, por objektivi i tij është të vijojë bashkëpunimin me makinën gjermane.

“Po mendoj për një plan afatgjatë. Nuk dua të qëndroj këtu te Mercedesi vetëm për një vit, por sa më gjatë”, ka qenë deklarata e dhënë nga Hamilton pas garës së zhvilluar ditën e dielën nga Baku. Deklaratë që tregon qartë idenë e britanikut për të vijuar të qëndrojë te Mercedesi. Pra, duket se Hamiltoni është gati edhe për sezonin e 18-të në Formula 1.

Piloti 38-vjeçar duket se nuk ka alternativa të tjera edhe pse gjatë verës mund të dalë një ofertë më e mirë për të. Pritet që ai të nënshkruajë një kontratë 1+1 me makinën gjermane. Përveç Mercedesit, vetëm Ferrari e Aston Martin janë dy ekipet e tjera që mund të marrin pilotin britanik, pasi kalimi te Red Bull është i pamundur.

Problem është edhe rroga e madhe e Hamiltonit, që vështirë se dikush do të paguajë për një 38-vjeçar, ndaj Mercedesit është mundësia e tij e vetme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar është promovuar libri “Ekonomia në hije –…