“Avokat, as për 2 000 euro nuk rri në Kosovë”, kamarieri e shokon Kocin

02 maj 2023 | 13:50

Avokati Arianit Koci ka bërë publike një bisedë që sot e ka bërë me një kamarier.

Ai ka bërë me dije se personi në fjalë i ka thënë se është i gatshme ta lëshojë Kosovën në rastin e parë që i vije mundësia.

Koci “Facebook”, ai ka treguar se kamarieri i ka thënë që as për një pagë prej 2000 eurosh nuk rrinë në Kosovë.

“‘Rasti i pari kur vjen, ika prej Kosovës’ – po më thotë kamarieri në një kafene ku e pi kafen e mëngjesit. Fakultetin e kryer, sportist, i ndershëm, është aset për çdo kompani. I lumi ai që e merr si punëtor. ‘Sa kishte me qenë rroga për të cilën ti e kishe ndërruar mendjen me mbet në Kosovë?’ – po i them. ‘2 000 euro?’. ‘Jo avokat. As për 2 000 euro nuk rri. Po du me shku jashtë e me e provu fatin. Nuk është krejt veç puna te paret. Nuk po di me e spjegu, ama nuk po më pëlqen ambienti këtu; mentaliteti” – u përgjigj me një dozë mllefi të përzier me keqardhje”, ka shkruar Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i gjashtë me radhë në gjykimin kundër Pjetër Shalës,…