FBK-ja e prezanton logon e finales së ‘play-off’-it

02 maj 2023 | 14:06

Federata e Basketbollit e Kosovës e ka prezantuar sot logon e finales së “play-off”-it mes Trepçës dhe Pejës.

Siç njofton shtëpia e basketbollit kosovar, logoja është inspirim nga ylli në logon e FBK-së dhe flamurin e Kosovës.

“Ylli e simbolizon edhe skuadrën më të mirë të këtij edicioni që do të shpallet kampion. Super ndeshje pritet mes Trepçës dhe Pejës”, shkruan FBK-ja në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
India ka hyrë në histori me hekurudhën më të lartë…