GIZ-i i dorëzon MSh-së pajisje për menaxhimin e mbetjeve mjekësore mbi 208 mijë euro

02 maj 2023 | 14:59

Ministria e Shëndetësisë dhe Agjensioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) kanë nënshkruar të martën aktin e dorëzim-pranimit të pajisjeve medicinale për mbeturina medicinale, të cilat GIZ i ka siguruar për Ministrinë e Shëndetësisë.

Në ceremoninë e këtij nënshkrimi ishin të pranishëm ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, të cilët paraprakisht zhvilluan një takim, ndërsa nënshkrimi i dorëzim-pranimit të pajisjeve u bë nga sekretari i përgjithshëm të MSh-së, Naim Bardiqi dhe drejtori i GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber.

Ministri Vitia tha se sigurimi i pajisjeve për mbeturina medicinale është një kontribut i vlefshëm i Qeverisë së Gjermanisë përmes GIZ-it, në funksion të menaxhimit më të mirë të mbetjeve medicinale dhe ruajtjes së shëndetit publik.

Image preview

Ambasadori Joern Rohde tha se ky është një kontribut për ta ndihmuar menaxhimin e mbetjeve medicinale, për të ndihmuar për një Kosovë më të shëndetshme dhe gjithashtu për ta përgatitur Kosovën për rrugën e saj për në Bashkimin Evropian.

GIZ-i ka siguruar një numër të pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve medicinale të cilat do t’u dorëzohen 34 Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komuna të Kosovës, sikurse edhe një transportuesi për bartje të mbeturinave medicinale.

GIZ, gjithashtu, në emër të Qeverisë Gjermane, është duke mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë Planin për Menaxhimin e Mbeturinave Medicinale (PMMM).

Vlera e pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve medicinale nga GIZ-i për Ministrinë e Shëndetësisë është 208,675.00 euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi dhe shefi i…