Takimi Kurti-Vuçiq, i pranishëm në Bruksel edhe Escobari

02 maj 2023 | 15:10

Emisari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot (e martë) gjatë ditës në Bruksel ku edhe do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të shtetit serb Aleksandër Vuçiq.

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media që tregon për konferencën për media që Escobari do ta mbajë nesër (e mërkurë) e në të cilën do të flasë për takimet që ai do të zhvillojë sot dhe për atë që do të prodhojë takimi Kurti-Vuçiq.

Në konferencën për media Escobari do të flasë për të gjitha takimet e nivelit të lartë që ai ka marrë pjesë deri tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tajvani synon të luftojë për veten në çfarëdo konflikti të…